\"Writing.Com
*Magnify*
SPONSORED LINKS
Printed from https://www.writing.com/main/view_item/item_id/1271797-Jezus-and-Buda-the-two-philozofers
Item Icon
Rated: · Essay · Regional · #1271797
Why they used to be the best and way they still are?What is religion and beliefement
Materialiste apo shpirteror....
Materialistet urrejne c'do gje religjose...Ata urrejne miresine sepse ajo zbulon brendesine e tyre;urrejne driten sepse ajo i zbulon nga erresira;urrejne besimin dhe dashurine sepse aty njohin plogeshtine dhe zbrazetine e tyre.Ata duan te shkaterrojne driten,miresine, besimin dhe dashurine qe te mos ndjejne keqardhje per veten dhe ne kete moment braktisin boten ne teresi.E gjithe kjo bote ndertohet ne nje parim te vetem:Dashuria per veten dhe miresia per te tjeret.Nese ti braktis parimin atehere do te braktisje boten.
Nese kerkoni nje vend per te gjetur dashurine kerkoni brenda vetes.Nese kerkoni dije infinite kerkojini ato brenda vites.Lidhje ndermjet dashurise dhe miresise eshte pjeserisht lidhja jone me besimin,besimi eshte miresia.Gjithmone jemi dhe kemi qene pjese e besimit kush beson eshte i mire dhe kush eshte i mire beson...
Te jetosh si qenje njerezore do te thote te mendosh per vete...
Hyjnorja banon ne nje drite,ku nuk te con asnje rruge,ai qe nuk behet drite nuk do ta shohe ate ne perjetesi.Force njerezore dhe shpirterore pa besuar te nje qenie superiore me te larte nuk mund te kete.Materialistet pra kane te bejne me ate qe quhet egoizem ai qe qellim paresor ne jete ka vleren materiale nuk e meriton nje religjon qe parim kryesor ka vleren shpirterore.Si cdo gje tjeter qe kane nen pronesi materialistet presin qe edhe besimin ta prekin perendite ti shohin dhe te takojne udheheqesit shpirteror...por ne kete pike ata gabohen rende....Hyjnorja dhe perendia si eshe besimet nuk jane qenie prej mishi dhe kocka thjesht ato jane parime dhe ide shpirterore.Predikim mbi dashurine meshiren miresine eshte synimi i nje religjoni te vertete dhe jo te luaj rolin e superionrit ne fusha qe nuk i perkasin...Jane me dhjetra besime dhe ndoshta me mijera organizata besimtaresh.Filozofi eshte termi qe perdoret per njerezit e kulturuar te ditur dhe nese ka dy persona qe e meritojne plotesisht kete term jane :Jezusi dhe BudaI pari njihet per shume mrekulli per shume virtyte nje person i cili dinte te fale dinte te meshironte dinte te ndihmonte dhe kishte aftesi te mrekullueshme oratorike dhe force te jashtezakonshme shpirterore pra nje filozof i shkelqyer qe ne momentin e fundit te jetes i shkroi faqen e fundit te epokes se tij filozofike;shprehja qe i shkon per shtat karakterit dhe veprimeve njerezore:"Fali o zoti im se nuk dine c'bejne"..Buda udheheqesi shpirteror qe predikonte vetesakrificen nepermjet gjendjes Nirvana duke arritur ndritjen dhe gjendjen ku shpirti nuk deshiron me asgje. Bera nje lidhje ndermjet te dyve per te thene se filozofia e tyre pjeserisht ishte e ngjashme ose te pakten subjekti i saj ishte i njejte.Te dy filozofet kishin si qellim persosjen e qenies njerezore duke i dhene asaj vlera dhe cilesi morale.Pyetja baze e filozofise eshte:Pse jetojme?-E pra te dy filozofet u perpoqen ti jepnin pergjigje.Filozofia e tyre bazohej ne dashurine per veten dhe ate mbi veten.Dashuria mbi veten ishte meshira per te tjeret...Pra nese nuk arrime te besojme ne fene krishtere dhe ne ate budiste nenkupton qe parimi filozofik:"Dashuri per veten dhe ate mbi veten"nuk njihet. Parimi kryesor njerezor eshte dashuria per veten;dhe nese ti nuk beson atehere ti braktis parimin dhe si rrjedhoje braktis boten;boten religjioze dhe jo ate materialiste pasi ne momentin kur ti shkel parimin hyn drejt botes materialiste per ti dhene fund rruges religjioze...

Pushtet Shpirteror por pa pushtet materialist

Pushteti ne nje ndarje te tij mund te ndahet ne pushtetin shpirteror dhe pushtetin politik ose materialist.Dy filozofet e mi te preferuar Buda dhe Jezusi jane me pushtet apsolut mbi shpirtin por per te pasur kete ngritje shpirterore ata kane njohur sakrificin.Ne rastin e Budes:Para lindjes se princit te vogel Buda,profetet e pallatit mbreteror kishen paralajmeruar te atin se per princin e vogel do te kishte dy zgjidhje mbi fatin e tij,ne te ardhmen ai do te behej mbreti me i fuqishem ne bote ose do te ishte i varfer por udheheqesi me i madh shpirteror qe ka pare bota.Ose njera ose tjetra por jo te dyja...Dhe Buda zgjodhi...Nje ngritje te larte shpirtero pa pushtet materialist...Jezusit ne lindje e tij mbas ardhjes se profeteve Satanai i ofroj krishtit "te gjitha mbreterite boterore dhe famen" por ai i mohoi ato duke krijuar filozofine e tij...dhe sic dihet duke vdekur ashtu ne kryq i pafuqishem....Pushteti politik nuk ka lidhje as me miresine dhe as me mencurine,ndersa pushteti shpirteror gjendet vetem tek individi dhe nuk ka lidhje me veset dhe aftesine per te manipuluar te tjeret.Pra dy filozofet gjate gjithe jetes se tyre vuajten per tu ngritur pas vdekjes...madje duke pasur ngritjen me te madhe qe ka pare bota...por gjithmone pas vdekjes ndoshta dhe nga fakti qe shpesh duhet kohe per te kuptuar te drejten dhe te verteten por me mire vone se kurre dhe nese ata do te na degjonin se ppaku do te mesonin se sakrifica e tyre humane sherbeu per dicka...Dhe shpesh pyesim pse nuk kane lindur me njerez si ata aq te fuqishem per-brenda me nje ngritje dhe ndritje shpirterore...dhe pergjigja eshte shume e thjeshte...dy filozofet jane unik...te vetmit qe bene sakrificin me te madhe hmane qe njerezimi ka pare deri me sot...Faktor tjeter i rendesishem ishte periudha gjate se ciles ata jetuan ishte nje periudhe kaosi dhe mosdije nje periudhe gjate se ciles ishte e nevojshmje ardhja e dikujt qe te drejtonte qofte edhe moralisht...Dhe ata erdhen...Te dy filozofet na perngjajne me dy udhetare te cuar heret nga gjumi ne nje kohe kur te gjithe flene per te njoftuar keshtu lindjen e diellit...lindjen e drites...dhe njekohesisht lindjen e nje periudhe te re gjate se ciles ndryshime rrenjesore do te ndodhin per qeniet njerezore...Arsye tjeter mund te shihet deshira e tyre per te ndryshuar dicka si edhe guximi fakti qe ata zgjodhen nje jete te veshtire por per tu mbajtur mend per dicka ne vend te nje jete mbreterore por monotone...Pra,nocioni i pushtetit nuk lidhet as me zgjuarsine as dhe me pasurine shpirterore nuk eshte e thene qe nje njeri i varfer te mos jete i pushtetshem ai zoteron pushtetin shpirteror pasurine infinite dhe keshtu arrine te jete me larte se borgjezet dhe materialistet te cilet zoterojne nje pushtet te kufizuar shqisor ..Ndoshta me te drejte pretendohet se pushteti materialist vlene me shume...dhe ashtu eshte,historia e ka treguar se ai pushtet vlen per nje person duke sakrifikuar te tjeret ndersa pushteti shpirteror vlen per mbare shoqerine duke sakrifikuar individin ..Historia ka treguar se udheheqesit religjioz kane qene te varfer duke permendur rastin e shqipetares Gonxhe Bojaxhiu(Shen Tereza),Buda,Jezusi....Pra ja pse ata jane te paperseritshem dhe unik sakrifikuan interesin personal per interesin shoqeror sakrifice kjo qe rralle behet...nje rruge qe rralle ndiqet.

Perkufizimi dhe nocioni religjioz dhe besimtare
Perkufizimi ideal per nje besimtare te krishtere eshte nje njeri me parime morale qe frekuenton rregullisht meshat kishtare qe edukohen ne familje me religjonin shpirteror e kesisoj gjerash te tjera.....Praktikisht ky term eshte pjeserisht por jo plotesisht i sakte nje njeri qe thote nuk jam religjioz sepse nuk shkon ne kishe ose pasi nuk ka lexuar librat e shenjte ose nuk njeh historine e kishes....Besimi shpirteror nuk ka te beje plotesisht me kete....Termi qe dua te perdor per nje njeri religjoz eshte nje njeri qe cmon virtytet qe ndrushe nga ai materialisti cmon driten besimin,dashurine,miresine....Praktikisht nuk mund te mos konsiderohet nje njeri religjioz kur ai cmon te verteten kur ai e do jeten,kur ai meshiron te tjeret,kur ai beson ne virtytet njerezore dhe ne mundesine per te mesuar.....Ne fakt keta jane njerezit me besimtare njerezit me religjioz....Ata jane me te forte tashme pasi arrijne te llogjikojne mbi vlerat e tyre arrine te dyshojne per dicka e verte apo e pavertete qofte kjo njohin nocionin e arsyetimit dhe ate te miresise edhe pse nuk shkojne ne institucionet fetare.Kur nisim te gjykojme mbi nje besim arrime te vendosim ne nje peshore anet pozitive dhe negative te tij.Pra shikojme anen morale dhe dogmat kishtare...ketu shohim nje religjion perfekt....dhe ne krahun tjeter shikojme inkuzicionet kryqezatat dhe hasim mediokritet hipokrizi dhe egoizem...pra krahun e erret...Besimet jane nocione dhe ndjenja shpirterore per te persosur qenien njerezore pasi besimet qendrojne mbi ne...Ato nuk u krijuan nga filozofet per tu perdorur si shkak per vrasje dhe atentate me rrezik jeten...Besimet u krijuan mbi baza jetesore per nje ngritje dhe per tju pergjigjur pyetjes filozofike:"pse jetojme?"...Idealet e tyre i rezistuan kohes dhe vjen momenti ku individe medioker metojne se kryejne akte cnjerezore per nje religjion te caktuar,kur dihet se nje religjion eshte njerezor,meshirues.Nuk imagjinohet fakti se keta individe mendojne se jane vete ideali e pra:Nuk ka asnjeri qe krijoj idealet.Ato nuk dizenjohen si makinat,dhe as pikturohen si tablot por zbulohen ne brendesi te kulturave njesoi sic zbulohen ishujt ne oqean.Materialistet metojne kerkimin e gjithckaje ndersa po ju them se me i ditur eshte ai qe kerkon domosdoshmerine.Te thuash se nuk di mund te jete budallallek por te pretendosh se di gjithcka eshte idiotesi...Pra ky eshte religjoni i vertete jo ai qe meton te vrase ne emer te besimit apo te na hedh hi syve me shpjegime mediokre mbi natyren apo te metoje te na mesoje krijimin...per keto tashme ekziston nje besim qe emertohet:Shkence.Ndryshe nga ky besim i ri detyra e religjionit eshte te edukoje me parimet morale te metoje futjen e virtyteve ne karaktetin njerezor te njohe te miren duke ju shmangur se keqes ...dhe menyra me e mire per te luftuar te keqen eshte te perballesh me te...Roli ndergjegjesues i nje religjioni eshte i domosdoshem ne shoqeri per ti treguar karakterit te paformuar arsyetim mbi gjithcka duke mesuar rruget ne te cilat te con nje veprim qofshin te mira apo te keqija keto te fundit..Religjioni jo vetem qe nuk konkuron me shkencen por eshte mike me te(shkencen e vertete)me evoluimin e kohes linden dege te reja shkencore si psikologjia te cilat pjeserisht kane rol te njejte me nje religjon ..Shembulli konkret nje prift gjate rrefimit luan rolin e nje psikologu gjate nje seance degjimore...te dyja palet synojne te na keshillojne dhe subjekti ngelet i njejte: Permiresimi i jetes njerezore
© Copyright 2007 professor (eroldi at Writing.Com). All rights reserved.
Writing.Com, its affiliates and syndicates have been granted non-exclusive rights to display this work.
Printed from https://www.writing.com/main/view_item/item_id/1271797-Jezus-and-Buda-the-two-philozofers